“Agim Musta, qendrëstar i pamposhtur dhe personalitet i shquar mbyll sytë përgjithmonë”

“Agim Musta, qendrëstar i pamposhtur dhe personalitet i shquar mbyll sytë përgjithmonë”

46
0
Shares

Sali Berisha i ka kushtuar një shkrim Agim Mustës, një prej intelektualëve, i cili luftoi deri në fund në mbrojtje të vlerave të demokracisë.

Për  Berishën, Musta do të mbetet një prej personaliteteve më të shquara, i cili do të mbahet mend për veprat e tij në fushën e letrave dhe të historisë.

POSTIMI I BERISHES

Agim Musta, qendrestar i pamposhtur, personalitet i shquar mbyll syte pergjithmone!

Miq, dje u nda nga jeta Agim Musta njeri nga qendrestaret e pamposhtur per liri, intelektual dhe personalitet i shquar letrave, gjuhes dhe historise tone. Agim Musta ishte nje luftetar i paepur i lirise ne mbrojtje te vlerave te te ciles do kalonte shume vite te jetes se tij ne burgjet dhe kampet e tmerrshme tediktature staliniste te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.
Pas shembjes se diktatures hoxhiste, Agim Musta intelektual i shquar do te ishte nje nga mbeshtetesit me te palekundur te sistemit demokratik. Ne nje kolane te pasur veprash ne fushen e letrave dhe historise, ai dha nje kontribut te veçante ne perjetesimin ne letersine dhe historine tone ne lartesimin e monumentit te qendreses mbinjerezore te shqiptareve ne burgjet dhe kampet e perqendrimit te regjimit mizor si denoncimit publik dhe paraqitjen me vertetesi para shqiptareve dhe botes te barbarive te rregjimit hoxhist ne keto thertore te luftes se klasave.

Duke u perulur me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle para Agim Mustes per qendresen dhe sakrificen e vepren e tij te pavdekshme, ne te cilen ai do jetoje gjithmone, une shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Agimit te gjeje paqen e merituar! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY