Rama bllokon bizneset në jug, ish-ministri: Ta gëzojnë!Kontribuan vetë në Qershor për...

Rama bllokon bizneset në jug, ish-ministri: Ta gëzojnë!Kontribuan vetë në Qershor për këtë sjellje

98
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama gjithmonë në nismat që ai ndërmerr, ndërsa nuk ka hezituar ta bëjë dhe ditën e sotme.

Kryeministri mëngjesin e sotëm publikoi fotot e disa bizneseve të vogla në Himarë, ndaj të cilave Tatimet kishin kryer kontrollet e radhës, nga ku më vonë kishin urdhëuar dhe mbylljen e tyre. Rama këtë e quan si kontroll ndaj informalitetit.

Manjani nga ana tjetër e sheh këtë veprim si kërcënim ndaj bizneseve të vogla, ndërsa u kujton këtyre të fundit, se për të ardhur në këtë situatë ata kane kontribuar vetë, duke i dhënë  votën në 30  Qershor.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve njëkohësisht Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërcënon bizneset e vogla që mezi u bënë mbarë të punojnë këtë verë.Ndërkohë e filloi këtë vit financiar me falje taksash për të mëdhenjtë.

E bëri me fuqi prapavepruese, pra në kundërshtim flagrant me Kushtetutën!!!Dhe në kundërshtim edhe më flagrant me drejtësinë dhe barazinë para ligjit!

Sipas Edi Ramës ai që ka shumë paguan pak, ndërsa ai që ka pak paguan shumë.E mbani mend se si na hapi trutë kur reklamonte taksën progresive?!

Me në fund, ju kujtoj se shumë prej këtyre bisneseve të vogla kontribuan edhe me 30 qershor për këtë sjellje të Edi Ramës.Ta gëzojnë!”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY