Lleshaj takim me homologun e tij britanik në Samitin e Poznan-it

Lleshaj takim me homologun e tij britanik në Samitin e Poznan-it

35
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar ministrin e Shtetit për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë.

Në qendër të takimit mes tyre ka qenë bilanci i bashkëpunimit dypalësh, si dhe në perspektiva e zhvillimit të tij.

Gjatë bisedimeve, është evidentuar niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe janë përcaktuar drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY