Kërcënimi me jetë i kreut të KQZ-së dhe familjes së tij/ PD:...

Kërcënimi me jetë i kreut të KQZ-së dhe familjes së tij/ PD: I njëjti bandit që kërcënoi Plasarin

97
0
Shares

Edi Paloka kërkoi hetim të plotë për kërcënimin me jetë të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe familjes së tij. Paloka tha se banalitet e Ramës kërcënuan Zgurin pasi kërkoi hapjen e kutive.

Ndërkohë që nënkryetari i PD tha se i njëjti bandat ka kërcënuar edhe Aurel Plasarin.

“PD kërkon arrestimin e banditit që kërcënon kreun e KQZ për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Ky është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, kjo është fryma që Rama ka organizuar 30 qershorin.

Sa do të përdorë banda, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e shqiptarëve e kanë thënë fjalën e tyre. PD paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk bindet, në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”, tha Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY