Plasari, Meta gjen aleate si ai per Ramoformen ne drejtesik

Plasari, Meta gjen aleate si ai per Ramoformen ne drejtesik

33
0
Shares

Ndersa presidenti, Ilir Meta, e ka quajtur sot reformen ne drejtesi, “ramaforme” dhe “koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror”, studiuesi Aurel Plasari, thote se ka 4 vite qe e ka thene te njejten gje.

Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…”- shkruan ne nje postim ne faqen e vet ne FB studiuesi Plasari.

Postimi i Plasarit 

MË NË FUND! U BËNË KATËR VITE QË E PËRSËRIS KËTË TË VËRTETË!

Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…

fb a.p.

meta0

Ja cfare tha Meta per Reformen 

Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaforme. Ramaforma është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë, sepse Mujo Ulqinaku një ushtar i thjeshtë ishte dhe i doli Italisë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, jo mbretin. Kështu që unë kam hallin e 17, 18 tetorit. E gjithë jeta ime janë 3 gjera, e para demokracia, e panegociueshme. E dyta është integrimi Evropian i Shqipërisë dhe po kështu e gjithë angazhimi im është Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një Kolumbi në Evropë dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër, si President dhe si Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY