Monika Kryemadhi: I dimë emrat e atyre që dogjën ‘Bushatin’

Monika Kryemadhi: I dimë emrat e atyre që dogjën ‘Bushatin’

180
0
Shares

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha sonte se dënon me forcë djegien e KZAZ dhe siguroi se asnjë mbështetës i LSI nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kryetarja e LSI-së akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka një plan të hartuar prej tij dhe se shumë shpejt “do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk”.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.

Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.

Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste,me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama, personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.

Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale , përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.

LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve,krimit dhe mafias.

Ndërkaq policia ka fajësuar mbështetës të opozitës për këtë akt. Në një njoftim të saj ku thotë se ka arrestuar 9 persona jep detaje rreth ngjarjes dhe njofton se 3 policë janë lënduar nga zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te përfshirë ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Nderkaq Tom Doshi qe drejton shtabin e votimeve te PS-se dhe akuzohet per skenarin thote:

“Materialet zgjedhore do të zëvendësohen. U lidha me KQZ do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe ditën e shtunë janë materialet këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim, ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Ky është një akt i shëmtuar. Këto gjëra ndodhin në Afganistan, jo në bashkinë e Vaut të Dejës apo në Shkodër. Për ne është pozitive që e pamë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Do marrin masa që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur. Shkaktarët që kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi penale”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY