Ministria e Arsimit nxjerr urdherin si ne gjendje te jashtezakonshme: Te gjitha...

Ministria e Arsimit nxjerr urdherin si ne gjendje te jashtezakonshme: Te gjitha shkollat ti dorezohen policise

524
0
Shares

Ministria e Arsimit ka nxjerre sot nje qarkore ku i kerkohet deejtuesve te institucioneve arsimore tia dorezojne ato policise.

Kjo eshte hera e pare qe keto institucione merren nen kontroll te policise pasi te gjitha ligjet e ndalojne kete qofte edhe kur sherbejne si qendra votimi. Ne keto raste policia duhet te qendroje jashte.

Deklarata e Luciano Bocit:

Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar.
Një turp e skandal i paparë e i padëgjuar.
Qarkorja udhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkollave.
Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet.
Ky është pushtim policor.
Në qarkore, Drejtorët si personel arsimor, në kundështim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor.
Ministria sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridksionin mbi to.
Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor.
Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij.

Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur…

Publiée par Luciano Boci – Faqja Zyrtare sur Jeudi 27 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY