Aksident i tmerrshëm në Lushnjë, vdes në vend 18-vjeçari

Aksident i tmerrshëm në Lushnjë, vdes në vend 18-vjeçari

71
0
Shares

Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pak pas mesnatës tek Kryqëzimi i Shoferit në aksin Fier-Lushnje.

Tre makina janë përplasur me njera-tjetrën dhe si pasojë, një 18-vjeçar me emrin Klodian Sharka ka humbur jetën. Klodian Sharka ndodhej pasagjer në makinën që u përplas dy herë, e cila drejtohej nga M.Sharka. 22 vjeç.

NJOFTIMI

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY