VIDEO/Basha thirrje qytetarëve për protestën: Arsyet pse duhet ndalur qeveria e krimit

VIDEO/Basha thirrje qytetarëve për protestën: Arsyet pse duhet ndalur qeveria e krimit

43
0
Shares

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 20:00.

Me një postim në rrjetet sociale, Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 21 juin 2019

Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua .Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhme”,-thuhet ne spotin e shpërndare ne FB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY