“Mos degjoni veglat qorre te Rames ne Klan dhe Top Channel”

“Mos degjoni veglat qorre te Rames ne Klan dhe Top Channel”

117
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne  Opinion permes nje lidhjeje telefonike se regjimi i Ramēs ka mbaruar, nderkohe qe akuzoi mediat kombetare si te blera nga qeveria.

Nderhyrja telefonike e Bashes:

Shqiptarē, mos dēgjoni veglat qorre tē Ramēs nē Klan dhe TCH. Dilni nē protestē me familjen. Unē do tē jem me gruan dhe dy vajzat e mia.

Së pari ju falenderoj për mundësinë, për këtë ndërhyrje telefonike, të cilën nuk kisha ndërmend ta bëja por u shtyva nga një zinxhir ngjarjesh. Duke shprehur vlerësim për transparencën që emisioni juaj ka bërë për ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë e gjithë botën, këto javë e në veçanti ditët e fundit, nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme.

Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë.

Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën.

Unë dua t’ju them sot shqiptarëve që arsyeja e këtij paniku është se regjimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë. Ka marrë fund në çdo kancelari të perëndimit, siç ka marrë fund moralisht para syve të çdo shqiptari të ndershëm, demokrat a socialist.

Nuk ka sot asnjë qytetar shqiptar të ndershëm që do të jetojë me djersën e ballit, të kujdeset për fëmijët e vet që të mos jetë i shokuar kur ka zbuluar se çfarë bande kriminale kemi sot në krye të vendit dhe si është shkrirë në një qeveria me kriminelët e trafikantët.

E dyta që dua t’u them shqiptarëve është: unë nesër do të dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë me fëmijët e tyre, me bashkëshortet e tyre, sepse do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Përpjekjet për të amnistuar krimet me të cilat është kapur në flagrancë Edi Rama, duke inkriminuar opozitën kanë dështuar tashmë . shqiptarëve ju them se unë do të dal me vajzat e mia, me gruan time dhe ju bëj thirrje: merrni fëmijët me vete. Nuk do të ketë asgjë. Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të vendeve partnere në Tiranë me të cilët kam qënë në komunikim sot dhe dje.

Basha: Ne 30 Qershor nuk ka zgjedhje. Procesi farse nuk do te njihet nga askush.

Edi Rama ēshtē zbuluar nē planin e tij, Edi Rama ēshtē njē kufomē politike. Nuk ka shērbētor nga Beogradi apo ngado qē tē vijnē, qē ta mbrojē mē! Ka marrē fund! Dhe fundi i tij do tē vuloset nesēr me njē protestē madhēshtore qytetare, ku kontrasti do tē jetē shumē i qartē mes njē bande hajdutēsh dhe shqiptarēve qē protestojnē paqelēsisht.

Çfarē do tē ndodhē mē 30 Qershor?

Mē 30 qershor do tē jetē njē ditē ku nuk ka zgjedhje nē Shqipēri, sepse nē Fletoren Zyrtare tē Republikēs ēē Shqipērisē, e cila ēshtē nēn urdhrat e Ministrisē sē Drejtēsisē, ēshtē botuar dekreti i Presidentit, i cili ka hyrē nē fuqi. Ligji i zbatueshēm nē Shqipēri ēshtē qē mē 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo proces farsē mē 30 Qershor, as nuk do tē ndodhē, as nuk do t’i pērgjigjet askush pērveç lakejve tē qeverisē, as nuk do tē njihet nga askush.

Prandaj, u bēj thirrje shqiptarēve tē jemi tē vendosur, tē jemi tē qetē, tē jemi tē bashkuar, se kētij regjimi po i numērohen minutat e fundit. Tē dalin nesēr masivisht nē protestē, sepse nesēr, bota ka nevojē tē shohē kontrastin midis mes bandēs qē ēshtē ekspozuar nē anglisht dhe nē gjermanisht nē sytē e tē gjithē Perēndimit dhe njē populli europian, qē lufton pēr vlerat themelore europiane tē zgjedhjeve tē lira, tē drejtesisē sē pavarur dhe dhēnies fund tē pandēshkueshmērisē tē kriminelēve dhe politikanēve tē bērē njēsh me krimin.

Ejani masivisht nesēr nē protestē!

Mos dēgjoni çfarē thotē Klani apo Top Channel, qē janē vegla qorre tē propagandēs qeveritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY