Tensionohet situata dhe në Pogradec, Balliu përplaset me forcat speciale: Të largohen...

Tensionohet situata dhe në Pogradec, Balliu përplaset me forcat speciale: Të largohen materialet nga KZAZ

49
0
Shares

Përplasje në KZAZ ka patur në Pogradec dhe në Bilisht. Mësohet se forca të shumta të Policisë së Rendit dhe forcat special kanë rrethuar KZAZ nr 70 të Bilishtit. KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. KZAZ është e hapur dhe po vijon punën.

Ndërkohë në Pogradec ka pasur përplasje midis militantëve të PD-së dhe drejtuesve të policisë.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe ish-deputeti Klevis Balliu gjatë një debate me drejtuesit e Policisë tha: “Kërkojme të largohen materialet nga KZAZ. Është shkelje e ligjit. Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime.

Më pas Balliu theksoi se nuk ka asnjë gjykatë përveç Gjykatës Kushtetuese që të vërtetojë se urdhëri I Presidentitt ë republikës është i saktë apo jo duke ftuar policët të zbatojnë dekretin dhe tu bashkohen qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY