Ivi Kaso: “Bashkitë të veprojnë sipas Dekretit të Presidentit”

Ivi Kaso: “Bashkitë të veprojnë sipas Dekretit të Presidentit”

71
0
Shares

Në një intervistë televizive, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se situata e sotme në shumë KZAZ në të gjithë vendin ishte e pritshme, për shkak se institucionet që kontrollohen nga mazhoranca vendosën që me urdhër politik të mos përfillin dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

“Dekreti i presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është botuar edhe në fletoren zyrtare dhe tashmë u lind e drejta, por edhe detyrimi, të gjitha institucioneve, të cilat kanë një lidhje me procesin zgjedhor, për zbatimin e tij, thotë Ivi Kaso. Ky detyrim pra u lind bashkive, KQZ-së si dhe komisioneve të nivelit të dytë, KZAZ-ve. Me daljen e dekretit, tashmë nuk kemi më një datë të zgjedhjeve vendore, por KQZ ka zgjedhur të jetë në avangarde të puçit institucional për të shpërfillur dekretin e presidentit, dhe pas tij të gjitha komisionet më të vogla që varen prej tij. Në një vend normal, sot duhet të ishin para ligjit të gjithë ata që guxuan të injorojnë dekretin e presidentit të republikës”

Duke kujtuar se sovrani ka përcaktuar se shqyrtimin e ligjshmërisë së një dekreti të presidentit të republikës e ka vetëm Gjykata Kushtetuese, sekretari i PD për Çeshtjet Zgjedhore Ivi Kaso thotë se gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit ka vepruar si një bandë partiake. “Policia është duke vepruar si bandë partiake, e cila po e thellon puçin institucional të moszbatimit të dekretit të republikës, duke uzurpuar kompetenca të institucioneve që nuk i ka, në rastin konkret, të bashkive.

Çelësin e KZAZ-ve e ka policia, ajo vendos nëse hyhet apo dilet nga godinat, pra policia ka uzurpuar çdo lloj kompetence”. Gjatë intervistës televizive, sekretari i PD Ivi Kaso përsëriti vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar që në vend të mbahen votime fasadë, si në diktaturë, përmes një procesi që kërkohet të mbahet me 30 qershor e që Edi Rama po mundohet ta përngjasojë me një proces zgjedhor, por që në fakt nuk është i tillë.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë kurrfarë droje se mund të krijohet vacuum me shtyrjen e datës së zgjedhjeve në institucionet e pushtetit vendor, pasi në dekretin e presidentit të republikës është arsyetuar se s’kemi të bëjmë me vakuum ligjor, pasi mandati i të zgjedhurve vendorë zgjatet derisa të zgjedhurit e rinj të betohen dhe të marrin detyrën, kështuqë njësitë e qeverisjes vendore do vijojnë të funksionojnë, siç kanë funksionuar edhe në precedentët e mëparshëm, kur janë shtyrë zgjedhjet vendore.”, tha Kaso.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY