Zjarri përfshin banesën në Elbasan, helikopteri evakuon fëmijën e bllokuar katër kate...

Zjarri përfshin banesën në Elbasan, helikopteri evakuon fëmijën e bllokuar katër kate më lart

36
0
Shares

Për disa orë me radhë banorët e një lagje në Elbasan qëndruan në ankth e tension pas zjarrit që përfshiu pallatin ku ata jetonin.

Zjarri ra fillimisht në katin e katërt të pallatit e cila ndodhej pranë shkollës “Dhaskal Todri”. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Por gjithë banorët e lagjes janë në panik pasi tymi dhe flakët ishin në përmasa të mëdha. Nga tymi i madh banorët e zonës kanë probleme me frymëmarrjen.

Pas zjarrit të madh që shpërtheu, një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore dhe një grup i Forcave Speciale në të, kreu evakuimin e një vajze 7 vjeçe, të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit që ra.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri të madh.  Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY