Kokëdhima takim me Metën, ja çfarë është biseduar

Kokëdhima takim me Metën, ja çfarë është biseduar

43
0
Shares

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, zhvilloi sot në mesditë një takim në selinë e Presidencës me presidentin e Republikës, z.Ilir Meta. Takimi ishte në vazhdën e konsultimeve mes kreut të shtetit dhe faktorëve politikë në vend, me synim zgjidhjen e krizës politike, pas dekretit presidencial të tri ditëve më parë që anulon zgjedhjet vendore të parashikuara më 30 qershor.

Në fjalën e tij, Meta tha se vendimi i marrë ishte konform kushtetutës si dhe sqaroi motivet që e shtynë të zhdekretonte zgjedhjet e 30 qershorit. Ai u shpreh se ky vendim synon të shmangë konfrontimin social me pasoja të paparishikueshme për vendin, pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe Partisë Socialiste për të zhvilluar zgjedhjet e vetme, pa kundërshtarë. Nga ana tjetër, Meta deklaroi se shtyrja e ditës së zgjedhjeve, duhet të jetë kontribut në kohë që vendi të marrë një “po’ nga vendet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave në fund të muajit qershor, duke eliminuar një vendim negativ që do ta ndante Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, çka do të sillte pasoja të paparishikueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Koço Kokëdhima, deklaroi se partia ‘Zgjidhja’ e përshëndeti menjëherë vendimin e presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, si një vendim në kohë, sepse në kushtet e tanishme nuk mund të zhvillohen zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Duke iu referuar takimeve të nisura nga kreu i shtetit me drejtuesit e partive politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet, Kokëdhima tha vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Ai deklaroi se duhet nisur urgjentisht një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale që vendi të dalë nga krizat ciklike dhe që Shqipëria të mbajë zgjedhje të lira dhe me standarde.

Duke përfituar nga takimi, Kokëdhima i kërkoi kreut të shtetit që të përdorë pozitën e lartë shtetërore, që të ndikojë mbi palët, me qëllim arritjen e një Pakti të madh  Kombëtar, përmes të cilit do të reformohet sistemi politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ranë dakort që të bashkëbisedojnë sërish në ditët e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY