VIDEO/Momenti kur fansi i “çmendur” përpiqet të puthë këngëtaren e famshme

VIDEO/Momenti kur fansi i “çmendur” përpiqet të puthë këngëtaren e famshme

63
0
Shares

Një video virale tregon sesi fansat nuk durojnë dot pa e prekur dhe puthur këngëtaren dhe aktoren e njohur Miley Cyrus.

Këngëtarja Miley Cyrus (26) dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth (29) kaluan fundjavën në Barcelonë, dhe kur u larguan nga hoteli, u rrethuan nga fansat.

Njëri prej tyre e kapi këngëtaren për flokësh dhe u përpoq për ta puthur, gje e cila u refuzua nga ajo. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë rojat e sigurisë, të cilët larguan sulmuesin.

Miley mori pjesë në Festivalin “Primavera Sound” në Barcelonë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk komentuan incidentin.

Kjo nuk është hera e parë që Miley ka probleme me fansat. Pesë vjet më parë një i ri dërgoi një mesazh kërcënues për këngëtaren dhe publikisht tha se ajo e tërheq seksualisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY