Përplasen keq makinat në Kukës, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Përplasen keq makinat në Kukës, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

73
0
Shares
foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krumë të Kukësit. Mësohet se janë përplasur dy makina.

Nga informacionet paraprake 3 persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, dhe janë nisur drejt spitalit të Kukësit për shkak të goditjeve të marra. Burime bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Ende nuk dihet identiteti i personave që janë përfshirë në këtë aksident.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për të mësuar rrethanat e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY