PETICION/ Shkrirja e Gjykatës së Kavajës, reagon kryebashkiaku Sakja: Projekt kriminal

PETICION/ Shkrirja e Gjykatës së Kavajës, reagon kryebashkiaku Sakja: Projekt kriminal

40
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me një projekt të ri që synon krimijimin e një harte të re gjyqësore, e që sipas tij, parashikon mbylljen e disa gjykatave, midis të cilave edhe gjykatën e rrethit Gjyqësor Kavajë.

Për kreun e bashkisë së Kavajës, ky është projekti i fundit kriminal i qeverisë Rama i marrë pa asnjë studim e që do të rëndojë më shumë mbi qytetarët.

POSTIMI I SAKJAS:

Te nderuar kavajas,

Nje projekt i fundit per krijimin e nje harte te re Gjyqesore parashikon mbylljen e disa gjykatave, midis te cilave edhe Gjykaten e rrethit Gjyqesor Kavaje.
Ajo do te shkrihet.
Gjykata kompetente do te jete me pas ajo e Durresit .
Gjykata e rrethit gjyqesor Kavaje ka nje volum te madh pune me mbi 2500 ceshtje te trajtuara ne nje vit, por kjo nuk e pengoi qeverine ta mbylle ate.
Ky projekt eshte ne vazhden e disa pseudoreformave te kesaj Qeverie kunder qytetareve te Kavajes, duke i larguar te gjitha sherbimet prane qytetareve dhe duke i endur ata neper qytete te tjera midis Durresit dhe Tiranes sic eshte bere me Drejtorine Rajonale te Tatim Taksave, me ate Arsimore, ate te Shendetesise, Prefektures, etj…
Ky projekt i fundit kriminal i kesaj Qeverie do te thote kosto shtese per qytetaret e Bashkise se Kavajes, anomali ne ushtrimin e detyres se tyre fisnike te dhjetera Avokateve te nderuar te qytetit tone dhe shkon ne kah te kundert me frymen kushtetuese te dhenies se drejtesise, e cila ka ne thelb te saj aksesin e qytetareve ne institucionet e Drejtesise sa me afer tyre duke i sherbyer me korrektese, ne kohe dhe ne menyre te pavarur.
Nje vendim i tille eshte marre pa u bere nje studim i detajuar per efiçencen e kesaj Gjykate nder me te vjetrat ne Shqiperi, pa u konsultuar me grupet e interesit, ne shperfillje te mendimit te organeve te pushtetit lokal dhe pa marre parasysh pasojat negative qe nje vendim i tille do te kete per qytetaret.
Ne cilesine e kryetarit te Bashkise se Kavajes do te bej gjithcka me autoritetin qe me jep ligji, qe se bashku me Ju te nderuar banore te bashkise se zgjeruar Kavaje, ne konsultim dhe bashkeveprim te gjere me ju, te ndalojme kete projekt kriminal qe eshte kunder interesit te qytetareve te nderuar te Bashkise Kavaje.
#persherbimepublikepraneqytetarit
#ndalsorrrollatjesseqyteravetekavajes

Hapi i pare i aksionit reagues ndaj mbylljes se Gjykates se rrethit gjyqesor Kavaje.Ne nje sistem demokratik degjohet…

Publiée par Isa Sakja sur Mercredi 5 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY