“Larot e krimit kuisje për të ruajtur milionat e Ramës”, ish-deputeti mesazh...

“Larot e krimit kuisje për të ruajtur milionat e Ramës”, ish-deputeti mesazh të fortë para protestës

50
0
Shares

Një mesazh para protestës së sotme e ka dhe ish-deputeti Ervin Salianji. Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti flet për lirinë e popullit dhe faktin që qytetarëve po u imponohen farsat e pushtetit.

Salianji fton të gjithë në protestë, për të sjellë një Shqipëri si Evropa, liri dhe dinjitet.

REAGIMI I SALIANJIT

Skllavêria si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim! Ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri por ndjejne urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët” thoshte Konica.
Sot larot e krimit nuk lenë kuisje pa përdorur për të mbrojtur pushtetin personal dhe milionat e Ramës dhe kopesë së tij kriminale, përballë kanë një popull që për liri ka sak
rifikuar gjakun e mijëra martirëve, larot e krimit le ta gëzojnë mbi zverk nënshtrimin, qytetarët do të luftojnë për liri, liria për të zgjedhur është themelore.

Zgjedhjet janë dita kur populli vendos se kush meriton të zgjidhet mbi bazën e ofertave politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme!

Sot, ora 19:00 të gjithë përpara selise të së keqes, për liri, për dinjitet, për Shqipërinë si Evropa! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY