Basha mbyll protestën: Rama dhe banda e tij ta harrojnë se do...

Basha mbyll protestën: Rama dhe banda e tij ta harrojnë se do mbajnë pushtetin me dhunë

33
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti fjalimin përmbylles të protestës.

Gjate fjales se tij Basha falenderoi mijëra protestuesit që duan të luftojnë të keqen duke theksuar se Rama dhe banda e tij ta harrojë se do mbajë pushtetin me dhunë.

Basha: Së pari dua tju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë që ka parrë Ballakni në një protestë për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ka demokraci.

Qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesmërja që po lind.

Mesazhi i parë i qartë është se Rama dhe banda e tij ta harrojë që ta mbajë pushtetin me dhunë duke dhunuar qytetarët.

Janë plagosur disa protestues me faktura në kokë dhe plagë në kokë. Po i them sot Ramës dhe Lleshajt se do mbani përgjegjësi para ligjit. Asgjë nuk harrohet e fshihet. Përpjekja juaj tinzare për tia faturuar dhunën protestës kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar.

Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën evropiane, pa të cilën nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar zgjedhjet, institucionet, për të shkatërruar investimin tonë euroatlantik.  

Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotma është dita e fundit ku unë i drejtohem me argumentet e aryses gjithë atyre me përgjegjësi kupolës socialistë, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY