Salianji: Mitingjet elektorale, ahengje për ti ngritur humorin Ramës

Salianji: Mitingjet elektorale, ahengje për ti ngritur humorin Ramës

39
0
Shares

Kryeministri Rama ka lajmëruar se do të nisë fushatën elektorale më 1 qershor, ndërsa Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë të madhe më 2 qershor para zyrave të tij në Bulevard.

Opozita vazhdon ti mbetet qëndrimin se nuk do të ketë proces zgjedhor më 30 qershor.

Ish-deputeti Ervin Salianji tha nga studio e Ora Neës se edhe vetë kryeministri e di se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën

Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se kryeministri po i bën qefin vetës, por  siç u shpreh ai zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

“Ato nuk janë takime, ato janë ahengje për ti ngritur humorin Edi Ramës, për të mbajtur me garjet, për të thënë se ka fushatë. Pa diskutim që nuk ka fushatë sepse nuk ka zgjedhje. Ka tentativë për të bërë votim, që do të dështojnë në mënyrë më spektakolare. Unë shpresoj para datës 30 qershor, por nëse arrijnë në atë datë do të pamundësohen zgjedhjet. Kështu që përderisa nuk ka zgjedhje nuk ka fushatë. “

Ish-deputeti Salianji tha se zgjedhjet do të bllokohen me çdo formë.

‘Me çdo formë. Zgjedhjet janë për popullin, janë që populli të diktojë se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe nuk është politika që dikton popullin se kush janë njerëzit që ajo do të imponojë për tu vjedhur në 4 vitet e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY