E PLOTE/Progres-raporti për Shqipërinë, 6 pikat kyçe ku bazohen negociatat me BE

E PLOTE/Progres-raporti për Shqipërinë, 6 pikat kyçe ku bazohen negociatat me BE

89
0
Shares

Eshte publikuar progres raporti që u lexua ditën e djeshme në Parlamentin Europian. Ky raport do ti dergohet  sot Këshillit të Europës.

Në progres raport, KE i rekomandon vendeve të BE që të hapin negociatat pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po çfarë përmban raporti konkretisht:

6 janë pikat kryesore mbi të cilat është bazuar rekomandimi pozitiv.

1. Në raport thuhet se Shqipëria ka ecur me reformat. Përmendet reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, BKH si dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Vettingu. Megjithatë, Komisioni vë në dukje, faktin se korrupsioni është shqetësues.

2.Zbatimi i Reformës në Drejtësi. Në raport thuhet se reforma në drejtësi po ecën, dhe tashmë janë ngritur dsa nga institucionet e reja. Procesi i vlerësimit, gjithashtu, pasi janë shqyrtuar rreth 140 dosje, nga të cilat 88 janë shkarkime dhe 53 janë konfirmime në detyrë.

3.Taske-forca kundër korrupsionit, ka bërë që të rritet cilësia e hetimit. Qasje e drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave për prokurorët dhe policinë vazhdojnë të përmirësohen. Progresi ka vazhduar përmes forcimit të procesit të hetimit, ndjekjes dhe goditjes së korrupsionit në nivele të larta.

4. Një nga pikat e nxehta të raportit është edhe lufta kundër krimit të organizuar. Në raport thuhet se janë ndërmarrë operacione të rëndësishme ku janë goditur koka të krimit të organizuar. Gjithashtu, përsa i përket kultivimit të kanabisit, në raport thuhet se në dy sezonet e kaluara, mbikëqyrja ajrore ka vërtetuar se pothuajse nuk ka pasur kultivim të kanabisit në Shqipëri.

5.Të drejtat e njeriut, për KE-në, Shqipëria ka bërë një punë të mirë, por dueht përmirësuar situate me respektimin e të drejtave të fëmijëve, dhe dënimi i dhunës në familje.

6. Në raport thuhet se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Me një rritje ekonomike, papunësi që është ulur por ende është e lartë. Raporti vë në dukje rritjen e borxhit publik, rritjen e kredive me probleme dhe përdorimin në masë të monedhës së huaj. Problem mbetet ende punësimi informal dhe shkalla e ulët e punësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY