Besnik Mustafaj: Kundër kujt konkurron PS-ja, pse do e hapë fushatën elektorale?

Besnik Mustafaj: Kundër kujt konkurron PS-ja, pse do e hapë fushatën elektorale?

70
0
Shares

Besnik Mustafaj duke folur sot në “News 24” tha se situata në vend është kritike dhe nevojitet zgjidhje e menjëhershme.

“Nuk mund të presë Shqipëria deri në vitin 2021 kur janë zgjedhjet e përgjithshme. Më duket makth i vertetë, sepse Shqipëria nuk po qeveriset”, u shpreh ai.

Ndërsa për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Besnik Mustafaj theksoi se nuk është normale që zgjedhjet të mbahen me një kandidat, siç po bën PS-ja.

“KE mendon pozitivisht, por kjo nuk është e mjaftueshme. Faktori ndërkombëtar më parë i bënte thirrje opozitës që të hynte në parlament, kurse tashmë i bën thirrje mazhorancës që t’i japë zgjidhje situatës. Pra, ndërkombëtarët janë në rolin e vet dhe po ndjek me shqetësim situatën, po përpiqet të ndihmojë për të gjetur zgjidhjen. Zgjidhja mund të gjendet vetëm me bashkëpunim”, tha ai.

Ndërsa duke u ndalur tek 30 qershori, Mustafaj u shpreh se “zgjedhjet pa opozitë janë pushtet i një pakice. Unë nuk e besoj se opozita do të godasë qendrat e votimit. Opozita nuk do sulmojë qendrat e votimit. Protesta do ketë, pakënaqësi do të ketë. Nuk është normale që disa kandidatë të PS të shkojnë vetëm në zgjedhje, kur ata nuk kanë asnjë njeri përballë. Për cfarë do ta hapë e do të bëjë fushatë PS, cfarë kuptimi ka? Çfarë do të thotë një kandidat socialist përpara elektoratit. Çfarë do të thotë? Unë jam më i mirë se kush?!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY