Karta e Studentit, reagon Boçi: Karton tallës, shpenzimet do jenë po aq...

Karta e Studentit, reagon Boçi: Karton tallës, shpenzimet do jenë po aq të mëdha si më parë

70
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Luciano Boci, ka reaguar për herë të parë për kartën e studentit, kartë e cila u premtua katër vite me parë dhe po propagandohet vetëm këto ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Boci shprehet se Studenti nuk përfiton asgjë për shërbimet bazë, përpos një ulje simbolike në transport.
Shpenzimet e tij do jenë po aq të mëdha si më parë.

POSTIMI I BOCIT:

KARTA E STUDENTIT SI KARTON TALLËS
Paisja e studentëve me kartë, u shoqërua më propagandën pompoze të zakonshme.
Zhurma e madhe u krijua për të mbuluar mashtrimin me kartën e bërë shkel e shko.
Parë nga përfitimet që merr studenti karta i ngjason vërtet një kartoni tallës.
Tallja është aq gjigande, sa tek shërbimet falas studentëve u numërohet si favor dhe hyrja tek biblioteka e lagjes.
Studenti nuk përfiton asgjë për shërbimet bazë, përpos një ulje simbolike në transport.
Shpenzimet e tij do jenë po aq të mëdha si më parë:
– Për mjete shkollore e shërbime kancelarie shkollore.
– Për libra universitarë e jouniversitarë.
– Për teknologji të avancuar, kompjutera, laptopë, etj
– Për kujdes shëndetësor
– Për qera shtëpije
– Për ushqim e veshje
Listimi i përfitimeve që ofrohen nga kartoni tallës, është fare qesharak dhe pa vlerë në ndikimin e buxheteve të rënduara të familjeve të studentëve.
Kundrejt kësaj talljeje, përgjigjia e studentëve, duhet të jetë një pjesëmarrje masive në protestën e 2 Qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY