Borxhi 15 mijë euro, flet efektivi që plagosi kolegun: Ja kush më...

Borxhi 15 mijë euro, flet efektivi që plagosi kolegun: Ja kush më nxori në pritë

47
0
Shares

Rreth 15 mijë euro ishte borxhi që vëllai i efektivit të policisë së Lezhës Ndue Ndoj, i kishte 3 personave me origjinë nga Kukësi, të cilët tentua ta merrnin peng mëngjesin e së martës pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Kështu u shpreh pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës 25-vjeçari Ndoj. Ai shtoi se gjatë momentit të pengmarrjes, atij i ishte drejtuar pistoleta në kokë nga një prej agresorëve, duke i kërkuar që të hipte në automjetin që e priste te dera e lokalit, fare pranë Akademisë Sigurisë. Por, personi që kishte dalë garant për të nxjerrë Ndojin në pritë ishte kolegu i tij i kursit të vitit të parë për gradën nënkomisar Ervis Murati.

Ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Nga deklarimet e Ndojit, Murati ishte personi që e kishte thirrur nga kafeneja, ku 25-vjecari po konsumonte me tre kolegë të tjerë të kursit.
Fillimisht efektivi iu bind urdhrave të agresorëve, duke shtuar se ishte i paarmatosur. Në momentin që do të hipte në automjet ia ka rrëmbyer nga dora armën e zjarrit pengmarrësit e më pas ka mbetur i plagosur Murati. Sipas deklarimit të Ndojit, ai ka thënë se nuk kishte si objektiv të qëllonte kolegun e tij 27-vjeçar, pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme.

I vetëdorëzuari Ndoj ka pohuar se pengmarrësit nuk i njeh dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme me ata. Ndërkohë, i plagosuri Murati edhe pse është tentuar të merret në pyetje nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen, duke kërkuar që sqarimet e tij t’i jap në një moment të dytë.
Të gjithë studentët që kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit janë marrë në pyetje nga SHÇBA-ja, ndërsa janë pezulluar nga kursi i vitit të parë të Akademisë së Sigurisë, dy efektivët e policisë, Ndoj dhe të plagosurin Murati./ABC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY