Basha nga Elbasani: Zgjidhja është largimi i bandave të Ramës që kanë...

Basha nga Elbasani: Zgjidhja është largimi i bandave të Ramës që kanë marrë peng vendin

34
0
Shares

Nga Elbasani, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se zgjidhja politike e krizes vjen vetëm me largimin e Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin

“Nuk ka mesazh më të qartë se ky. Betejës së shqiptarët për liri sa vijnë e u shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Dhe se në funksion të kësaj, shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithçka, shpirtrat tanë, mendjet tona, vullnetet tona, rrahin e punojnë si një i vetëm. Ne e dimë se nuk ka e nuk mund të ketë as liri e të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as clirim nga oligarkia që ka kapur për fyti Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, as shporrjen e bandës kriminale që sundon këtë qytet tash 6 vite pa larguar shkaktarin numër 1 të kësaj krize, përfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin, njeriun që e bëri Shqipërinë hambar droge, njeriun që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, u vuri shqiptarëve kularin në fyt, rriti çmimet e naftës dhe të energjisë, rriti taksat, fërkon duart tek i sheh shqiptarët të largohen në kurbet, dhe tani bëhet gati të cimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati ta kthejë Shqipërinë në monizëm, bëhet gati të nxjerrë kamzhikun e diktaturës për tu ulur kokën shqiptarëve. A e pranojmë ne këtë? Natyrisht që jo. As Elbasani dhe as Shqipëria nuk e pranon këtë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY