Njihuni me eurodeputeten e parë shqiptare

Njihuni me eurodeputeten e parë shqiptare

101
0
Shares

Lajme të mira nga zgjedhjet për deputetë në Evropë. Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare.

Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që janë mbyllur sot.

Rezultatet përfundimtare tek sa kanë nisur të dalin. Konfirmimin për Kokolarin e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për fitore. Ndërkohë që më parë kishte treguar se është bërë pjesë e fushatës së Kokalarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY