VIDEO/ I dënuar me shtatë vite burg për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari

VIDEO/ I dënuar me shtatë vite burg për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari

101
0
Shares

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mallakstër, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 46-vjeçari Qamil Muçaj, ishte dënuar një vit më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mallakastër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Q.M, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY