Artur Zheji: Meta do t’i kërkojë Ramës të lënë të dy mandatet

Artur Zheji: Meta do t’i kërkojë Ramës të lënë të dy mandatet

48
0
Shares

Analisti dhe moderatori i emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën politike dhe mundësinë e zgjidhjes së krizë. Zheji sqaroi dhe komentin e tij lidhur me vënien në dispozicion të mandatit nga presidenti Meta.

Zheji: Doja të saktësoja deklaratën për presidentin sepse portalet e kanë marrë dhe është komentuar shumë. Dhe thash llogjika ime dhe informacionet që kam dhe duke analizuar deklaratat e deritanishme të zotit Meta mendoj që duke vënë për zgjidhje të krizës mandatin e tij, duke e deklaruar që unë vë në dispozicion mandatin tim në funksion të zgjidhjes së krizës, sigurisht është një reciporcitet i tërthortë që i bëhet kryeministrit. Vëre edhe ti mandatin tënd dhe të zgjidhim krizën. Pra interesi kombëtar mbi interesin e karrigeve tona politike.

Çfarë tha në fillim Zheji

Më përpara po në studion e RTV Ora Zheji u shpreh: Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma. Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik, Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat. Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tyrezë, por me reciprocitet. Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY