Aksidentohet rëndë çiklisti italian, dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksidentohet rëndë çiklisti italian, dërgohet me helikopter në Tiranë

36
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Sarandës.

Një çiklist me shtetësi italiane është aksidentuar duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda.

Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese. Çiklisti kishte dëmtim të ansive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plagë të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të  ansive të sipërme.

Çiklisti i identifikuar si Massimo Rossa është transportuar me helikopter për në drejtim të Tiranës.

Ai ishte pjesë e një turi çiklistik italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY