Bardhi i përgjigjet Ramës: Kush sulmon gazetën Bild dhe fshihet prapa fustanit...

Bardhi i përgjigjet Ramës: Kush sulmon gazetën Bild dhe fshihet prapa fustanit të Gjylametit, do të ike

40
0
Shares

Kush sulmon gazeten Bild, qe i zbulon telefonaten per vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit te Blerina Gjylametit, do te kete fatin e gangstereve me te cilet qeveris!”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS-së lidhur me artikullin e bujshëm të gazetës gjermane “Bild”.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se, kush sulmon “Bild” do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris, duke patur parasysh pikërisht kreun e qeverisë, Edi Rama.

POSTIMI I BARDHIT:

“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me te cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY