Mesha përkujtimore për Kacifas në Bularat, u refuzohet hyrja 9 ekstremistëve grekë

Mesha përkujtimore për Kacifas në Bularat, u refuzohet hyrja 9 ekstremistëve grekë

77
0
Shares

Gjashtë muaj nga vrasja e Kostandin Kacifas në fshatin Bularat po zhvillohet sot mesha përkujtimore.

Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga pala shqiptare u është refuzuar hyrja 9  ekstremistëve grekëve.

Ata kanë deklaruar se vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimore të Kacifas. 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa 4 të tjerë për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë.

Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve. Ceremonia mortore u shoqërua me incidente në nëntor të 2018, ndërsa Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremistë grekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY