DETAJE/Të shpallur në kërkim, kapen dy persona në Elbasan

DETAJE/Të shpallur në kërkim, kapen dy persona në Elbasan

90
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar D.K., 34 vjeç,  banues në  Malase, Cërrik dhe shtetasin A.S., 44 vjeç,  banues në Ballsh.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu evidentohen dhe goditen  edhe dy raste  të tjera të   ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Cërrik dhe Sarandë, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale hetimi dhe në sajë të punës të mirë- organizuar, kanë  bërë të mundur  lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve:

D.K., 34 vjeç,  banues në  Malase, Cërrik dhe shtetasi A.S., 44 vjeç,  banues në Ballësh.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,  kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY