Peqin, burrë e grua, dhunojnë dhe grabisin të moshuarin në shtëpi

Peqin, burrë e grua, dhunojnë dhe grabisin të moshuarin në shtëpi

78
0
Shares

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme.

Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortësh, burrë dhe grua, të cilët i kanë marrë nga banesa rreth 3 milion lekë dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Çesmë.

Çifti i bashkëshortëve, pas rezistencës së 75-vjeçarit, e kanë lidhur dhe më pas e kanë dhunuar duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë.

Ata janë kërcënuar se nëse nuk do të tregonte ku kishte fshehur paratë, do ti vrisnin.

Përballë kësaj situate, i moshuari 75 vjeç ka treguar gjithçka.

Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Skënder Beqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë.

Nderkohë nga ana e policisë bëjnë me dije se ngjarja është ende në hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY