“Bindja Demokratike jo në zgjedhje”, Kolegji Zgjedhor i kthen përgjigje aleatit të...

“Bindja Demokratike jo në zgjedhje”, Kolegji Zgjedhor i kthen përgjigje aleatit të Bashës

106
0
Shares

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Bashkimi Demokrat për të çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Bindja Demokratike. Rrëzimi u bë për shkak të moslegjitimitetit të padisë.

Bashkimi Demokratik në ankimimin e tij argumentonte se  vendim i kqz-së, cënon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e tyre.

Sipas partisë Bashkimi Demokrat, partia Bindja Demokratike është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.

Ndërsa Patozi në deklaratën e tij të parë për mediat, shprehej garant se partia e tij do të hynte në zgjedhje.

I bindur që pjesëmarrja është zgjidhja dhe jo bojkotimi i zgjedhjeve. Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati socialist, pasi mendojmë që kjo është rruga e duhur për të rrëzuar Edi Ramën“, deklaroi më herët ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY