Zbulohet biseda, çfarë i tha Macron kryeministrit Haradinaj?

Zbulohet biseda, çfarë i tha Macron kryeministrit Haradinaj?

122
0
Shares

Pas shumë deklaratave që pasuan Samitin e Berlinit gjigandi mediatik “Politico” ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi prapaskemat e kësaj mbledhjeje, ndërsa në një artikull të fundit ka shkruar për një përplasje mes Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke cituar burime nga brenda takimit, “Politico” shkruan se lideri francez e kishte humbur toruan, pasi ishte përpjekur për orë me radhë për të zbutur tensionin ekzistent mes Kosovës dhe Serbisë.

Macron kërkoi vazhdimisht një lëshim nga Haradinaj, për çështjen e taksës, por u përball me përgjigje negative të këtij të fundit.

Duke ngritur zërin, Presidenti i Francës më pas i ka thënë Hardinajt se nuk është në pozita për të kërkuar asgjë në termat e proceseve integruese.

Pas kësaj debati është zhvendosur në një nga ballkonet e kancelarisë gjermane, ku gjatë diskutimeve informale Merkel dhe Macron e morën Haradinajn më vete duke i kërkuar shfuqizimin e taksës 100 % dhe duke i kërkuar nga ana tjetër rrugën e udhëtimit pa viza në Evropë.

Gjithësesi edhe në këtë përpjekje, Haradinaj nuk ka pranuar të dorëzohet duke thënë se kërkon më parë njohjen nga Serbia.

Politico arsyeton se kjo qëndresë e kryeministrit mund të shfrytëzohet nga ai për më shumë popullaritet në politikën e brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY