FOTO/ Drogë në makinë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Selanik

FOTO/ Drogë në makinë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Selanik

77
0
Shares

Një 40-vjeçar shqiptar, dhe dy bashkëpunëtorë të tij grekë u arrestuan në Selanik, pasi u kapën duke transportuar drogë.

Siç raportojnë mediat në shtetin fqinj kanabisi vinte nga Shqipëria dhe po transportohej në Selanik, e më pas do të shpërndahej në zona të tjera në veri të Greqisë.Sipas policisë, shqiptari kishte marrë përsipër që të fuste drogën në territorin grek, deri në Selanik. Aty më pas e prisnin dy bashkëpunëtorët grekë 46 dhe 51 vjeç, të cilët morën në dorëzim sasinë e drogës.

Policia sekuestroi gjashtë pako të fshehura në derën e makinës me peshë totale 2 kg. Ndërsa nga kontrolli që iu bë binzesit të njërit prej grekëve u zbuluan 14 pako të tjera me 5.3 kg kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u konfiskua makina, një peshore elektronike dhe 5 apartë celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY