Dhurata Cupi: Helmimi masiv ne Bulqize, banoret duan te dine cfare po...

Dhurata Cupi: Helmimi masiv ne Bulqize, banoret duan te dine cfare po ndodh

79
0
Shares

Ish deputetja e PD, Dhurata Cupi kerkoi Sot nga institucionet publike qe banoret e Bulqizës te informohen, t’u thuhet se çfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre. Deklarata erdhi ndersa ka shperthyer nje epidemi helmimi ne Bulqize ndersa ende nuk ka nje pergjigje per analizat e te semureve.

Deklarata e Cupit:

Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rende.

Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.
Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, nderkohe qe ujësjellësi pret përgjigje analizash.
Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.
Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e t’u thuhet se cfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.

U bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.
Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY