FOTO/U gjet i mbytur në rezervuar, policia jep detaje: Viktima rezultonte i...

FOTO/U gjet i mbytur në rezervuar, policia jep detaje: Viktima rezultonte i zhdukur prej 20 ditësh

63
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në Librazhd.

Burime nga policia, konfirmojnë se personi i gjetur në rezervuarin e Librazhdit është një 55 vjeçar.

“Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, i cili është larguar nga banesa para 20 ditësh.Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohet shenja dhune”, njoftoi Policia.

Dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Ne foto: Viktima

Njoftimi i policise

Në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY