Këto lagje të Tiranës nesër do jenë pa energji elektrike

Ndaje

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Gaqo Tashko”, rrugën “Shyqyri Peza” dhe rrugën “Niko Avrami” pjesërisht.

Ndërprerja e energjisë do të jetë gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.

Gjithashtu do të ketë shkëputje të energjisë elektrike edhe në rrugën “Mine Peza” pjesërisht gjatë intervalit kohor 09:30-14:30.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje