Idrizi: Oferta e opozitës, zgjedhje të parakohshme

Idrizi: Oferta e opozitës, zgjedhje të parakohshme

35
0
Shares

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se opozita e ka dhënë ofertën e saj për daljen e vendit nga kriza. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të partisë, Idrizi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Idrizi: Shqipëria është në krizë multidimensionale, një krizë institucionale, politike dhe ekonomike. Në këto kushte të një krize të tillë, opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Një zgjidhje që vepron në të gjithë vendet demokratike. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme.  Ça ndodhi pas kësaj oferte të opozitës së bashkuar?! U rrit arroganca e mazhorancës. Opozita shqiptare vazhdoi të jepte propozimet e saj për zgjidhjen nga kriza. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë dhe të ishte një qeveri tranzitore e Rilindjes se PS nuk po e shohim gjëkundi. Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Ho vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës, por po shohim që po mbushet ‘Teatri i Kukullave’, e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY