“Vrasje për një foto në Facebook”, familja e autorëve në Laç ngujohen...

“Vrasje për një foto në Facebook”, familja e autorëve në Laç ngujohen nga frika e hakmarrjes

146
0
Shares

Vrasja e dy kushërinjve Jushi të dielën në mbrëmje në Laç, nga vëllezërit Bushi, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e ngujimit dhe të gjakmarrjes.

Tri ditë pas ngjarjes, pjesëtarë të fisit Bushi, janë ngujuar në banesat e tyre nga frika e një hakmarrje të mundshme nga pala tjetër.

Deri më tani sipas dinamikës së zbardhur të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një foto të postuar në facebook.

Ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit ai i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn  e tij Vinceskun të cilët më pas qëlluan me armë zjarri dy kushërinjtë Erjon dhe Kelvin Jushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY