Flamur Noka ‘shpërthen’ ndaj partisë së Patozit: E ‘gatuar’ në kuzhinat e...

Flamur Noka ‘shpërthen’ ndaj partisë së Patozit: E ‘gatuar’ në kuzhinat e Rilindjes

130
0
Shares

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar partinë Bindja Demokratike e krijuar nga Astri Patozi, si gatim i Edi Ramës.

Përmes një postimi në  Facebook, Noka shkruan se urdhri politik dhe i paligjshëm i Ramës, nuk mjafton për t’u regjistrua si parti farsë në zgjedhje.

Sipas tij sado të përpiqet Edi Rama të krijojë parti të tjera në mbështetje të tij, zgjedhje farsë me parti fallco nuk do të ketë.

Postimi i plotë:

Keto dite me shume se per krijimin e saj lajmi eshte se qytetaret akuzojnë Bindjen Demokratike te drejtuar nga z Astrit Patozi se ka fallsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi kete fakt e din shume mire pasi me kryetarin e saj njihet mire sepse dikur e kemi ftuar te jete ne koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma fallco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti fallco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY