Nishani flet për dy grupime: Socialistët pro dialogut, rilindasit kundër

Nishani flet për dy grupime: Socialistët pro dialogut, rilindasit kundër

32
0
Shares

Bujar Nishani, ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shprehet se 10 pikat e paraqitura nga opozita për krijimin e një qeverie tranzitore janë pikënisja e dialogut  me mazhorancën, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për A2 Cnn, Nishani rikujtoi se rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës ishin të deformuara, pikërisht si shkak i shit-blerjes së votave nga mazhoranca.

“Ka disa zgjedhje rresht ku vullneti i mbrapshtë politik i Kryeministrit kë bërë të mundur deformimin e gjithë procesit dhe mekanizmave.Largimi i tij i hap rrugën konturimit të një qeverisje të re që do të elaborojë ato 10 pika, por edhe të tjera që mund të sjellë tryeza e partive politike, në mënyrë që të garantohet një ambient normal ku partitë të garojnë përballë qytetarëve shqiptare me vullnet dhe jo me dhunë”, nënvizoi Nishani.

Refuzimi i dialogut nga ana e shumicës që drejton vendin, sipas Nishanit nuk është qëndrimi i të gjithë socialistëve, pasi sheh mes tyre një konflikt të brendshëm.

“Zotëria që është në krye të Partisë Socialiste të qëndrojë aty për sa kohë që forumet do ta shohin të arsyeshme. Ka një betejë brenda PS, mes socialistëve dhe rilindësve, por kjo është çështje e tyre dhe le ta zgjidhin vetë. Shqetësimi i Partisë Demokratike dhe opozitës, bazuar mbi fakte dhe prova, ka të bëjë me faktin që personi që është në krye të Qeverisë ka përdorur pushtetin që i jep Qeveria për të deformuar vullnetin qytetar. Duhet të largohet nga ai pozicion pasi e keqpërdor dhe si kryetar i Partisë Socialiste të ulet në tryezë me partitë e tjera politike”, përfundoi Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY