Manjani – Patozit: “Nëse heq firmat fallco, i gatshëm të firmos dhe...

Manjani – Patozit: “Nëse heq firmat fallco, i gatshëm të firmos dhe unë…”

43
0
Shares

Kur çdo ditë dalin të dhëna dhe denoncime mbi firmat false për regjistrimin e Bindja Demokratike në gjykatë, reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, me kusht që të hiqen firmat e falsifikuara, Manjani vetëofrohet si firmëtar.

Postimi i Manjanit:

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.

Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!

Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY