“Eshtë zgjuar sindikalist”, ish-deputeti thumbon Ruçin: Ç’teatër absurd… Ju keni frikë…

“Eshtë zgjuar sindikalist”, ish-deputeti thumbon Ruçin: Ç’teatër absurd… Ju keni frikë…

50
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano  Boçi ka ironizuar mesazhin e Gramoz Ruçit për ditën e 1 Majit.

Ruçi më herët shkruante se ndjehej sindikalist ndërsa shtonte se për të është e rëndësishme të ulet nga tribuna politika dhe të ngjitet puna.

Por Boçi i liston atij disa nga rrugët që duhet të zgjedhë një sindikalist. Boçi, në postimin e tij nuk kursen edhe një ftesë për Ruçin në protestën e 11 majit.

REAGIM I PLOTE

“TË NDJEHESH SINDIKALIST
Ruçi në një postim euforik, është zgjuar sot sindikalist për një çast, me rastin e 1 Majit.
Por si sindikalist pushteti i thekur ama.
Feston dhe anatemon!?
Sulmon me zjarrr opozitën e protestuesit që janë sindikalistët e vërtetë të këtij vendi e përkëdhel frikën e vet.
Çfarë teatri absurd?!
Të ndjehesh e të jesh sot sindikalist z. Ruçi, do të thotë:
-Të protestosh në rrugë me njerëzit, të cilët kërkojnë të drejtën më bazike demokratike, votën e lirë, që ti me Ramën ia blen, ia vjedh, ia rrëmben.
-Të protestosh me minatorët e naftëtarët, të cilët ti me Ramën i shpërfillni me vendimet tuaja antiligjore, duke i mohuar të drejtat, duke i diskriminuar e tallur.
-Të protestosh bashkë me 400.000 punëtorët , që paguhen sot vetëm me 26 mijë lekë në muaj e nuk ushqejnë dot familjen e nuk shkollojnë dot fëmijët.
-Tê protestosh bashkë me mësuesit, pedagogët, mjekët, infermierët, administratën, për pagat skandaloze, për përcmimin që ju i bëni dhe për eksodin që ju i detyroni.
-Të protestosh bashkë me qytetarët, të cilëve ju i grabisni shtëpinë, katandinë, i burgosni fëmijët dhe i godisni me gaz e me helm, baballarët, nënat, motrat, vëllezërit.
-Të protestosh bashkë me fermerët, të cilët i keni zhveshur nga çdo përkrahje e i keni shndërruar në bujkrobër modernë.
-Të protestosh bashkë me artistët, qē ju i prishni tempullin, i shpërfillni e i përçani shpirtin.

-Të protestosh bashkë me studentët për tarifa e kushte normale universitare, të cilët ju i mashtroni me pakte false.

-Të protestosh me gazetarët e lirë, që ju i ofendoni, censuroni e disinformoni.
-Të protestosh me të papunët, që kërkojnë jetë.
-Të protestosh me biznesin e vogël e të mesëm që po i mbysni, i mbyllni e falimentoni.
-Të protestosh me policët, të cilët ju i keqpaguani e i keqpërdorni si mish për topin e pushtetit tuaj, kundër sindikalistëve që janë ngritur sot për të drejtat e tyre.
-Të ndjehesh sindikalist z. Ruçi, do të thotë të jesh opozitar i regjimit që falsifikon parlamentin, shtetin e bashkëpunon me krimin për interesat e veta.
E pra!
Ne jemi në rrugë duke protestuar.
Jemi krah sindikalistëve: punëtorëve, qytetarëve, fermerëve, artistëve, mësuesve, pedagogëve mjekëve, infermierëve, administratës, të papunëve.
Jemi në rrugë, për t’i hapur udhë së nesërmes e shpresës.
Ju jeni në zyrat e pushtetit me votat e të drejtat që i keni grabitur.
Ju keni frikë nga sindikalizmi!
Nëse një çast ndjehesh sindikalist, atëhere bashkohu me sindikalistët e vërtetë në 11 Maj para Kryeministrisë.
Nese jo!
Më mirë hesht.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY