Bukëpjekësi shqiptar detyrohet të ikë nga Serbia, e sulmuan pasi bëri “shqiponjën”...

Bukëpjekësi shqiptar detyrohet të ikë nga Serbia, e sulmuan pasi bëri “shqiponjën” me duar

59
0
Shares

Ditën e djeshme në Beograd dhjetëra banorë serb protestuan para një furre buke në pronësi të një shqiptari dhe si pasojë punëtori shqiptar është detyruar që të kthehet në Kosovë.

Shkaku i protestës ishte fakti që shqiptari kishte publikuar në rrjetin e tij social Facebook, foto të tij personale me simbole kombëtare shqiptare dhe shqiponjën.

Banorët serb shkuan te furra e shqiptarit me pankarta ku ishte e vizatuar harta e Kosovës nën flamurin serb, duke e mbushur vitrinën e furrës së bukës të shqiptarit që jetonte në Beograd me simbole serbe.

Pas qetësimit të situatës, pronari i furrës, Sun Duraj postoi një video ku i kërkoi falje të gjithëve dhe se punëtori i tij, shqiptari që kishte bërë shqiponjën ishte kthyer në Kosovë.

‘Unë jetoj dhe punoj prej tetë vjet këtu dhe nuk dua të kem ndonjë problem me fqinjët e mi. Ky është vendi im dhe populli im. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Beograd. Kur mësova për foton e publikuar, i kërkova punëtorit tim që të kthehej në Kosovë’,  ka shkruar pronari i furrës, Sun Duraj.

Pronari shqiptar i furrës së bukës, ka mohuar se ai do të largohet vet nga Beogradi, por do të vazhdojë të punojë aty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY