Bardhi flet për ‘Bindjen Demokratike’: “Duket qartë, Patozi asnjë fjalë për Ramën,...

Bardhi flet për ‘Bindjen Demokratike’: “Duket qartë, Patozi asnjë fjalë për Ramën, merret me PD-në”

65
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar nga studio e ABC Neës, edhe krijimin e partisë së re ‘Bindja Demokratike’, ku sipas tij, z. Patozi ka vendosur ti shërbejë Ramës me këtë parti.

Dhe për të krijuar bindjen për të këtë qëndrim, Bardhi përmendi faktin që po nga e njëjta studio Patozi nuk artikuloi asnjë kundërshti për Ramën, por u mor vetëm më Partinë Demokratike

Mirela Milori: Një koment për qëndrimin e zotit Patozi se nuk është e lehtë të thuash se nuk do të lejohen zgjedhjet.

Gazment Bardhi:  PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhje fallco në Shqipëri. Mesa duket, zoti Patozi ka vendosur që t’i shërbejë të kundërtës, pra të jetë pjesë e zgjedhjeve fallco dhe farsë në Shqipëri. Është zgjedhja e tij, shqiptarët dinë të gjykojnë.

Mirela Milori: Ditën e djeshme është krijuar ‘Bindja Demokratike’, një forcë e re opozitare, e cila ka deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gazment Bardhi:  Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti Patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. ma thoni.

Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli  kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëamarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i rregjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie.

Mirela Milori: Mendoni që do të marë elektorat nga PD?

Gazment Bardhi: Asnjë rrudhje të PD nuk ka për të patur. Të jeni të sigurt se, siç kemi rritje gjatë këtyre muajve të fundit, rritja e pandalshme e PD do të vijojë. Ju ftoj të kërkoni, statutin, nismëtarët, firmëtarët e kësaj partie për të parë edhe se kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie dhe për të qartësuar publikun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY