“Bindja Demokratike” regjistrohet si parti e re, publikon logon dhe emrat e...

“Bindja Demokratike” regjistrohet si parti e re, publikon logon dhe emrat e anëtarëve të bordit

213
0
Shares

Partia e re “Bindja Demokratike” ka dorëzuar në KQZ të gjithë dokumentacionin për tu konsideruar si parti politike.

Kësaj partie nuk i janë bashkuar as ata emra që pas humbjes se zgjedhjeve të vitit 2017 kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga PD, siç është Jozefina Topalli apo Arben Imami.

Njoftimi i parë për mediat:

Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë. Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë ­rma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi. Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY