Partia e Patozit, ish-deputeti mbledh Opozitën e Re

Partia e Patozit, ish-deputeti mbledh Opozitën e Re

103
0
Shares

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ish-deputeti Astrit Patozi do të jetë kryetari i Partisë Bindja Demokratike dhe se nesër ajo do të rregjistrohet në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se prej disa minutash Patozi ka mbledhur deputetët e Partisë Demokratike në një nga lokalet e Tiranës dhe po diskuton nëse do të krijohet apo jo partia e re. Deri tani nuk bëhen të ditur emrat e deputetëve që janë në takim me Astrit Patozin por dihet se ata vijnë nga lista e PD dhe momentalisht janë dhe në Parlament si “të ftuarit” e Edi Ramës.

Sipas raportimeve Partia Bindja Demokratike ka mbledhur 3 mijë firmat për tu regjistruar në Gjykatë nesër. Kujtojmë se 23 prilli është afati i fundit i partive politike për tu rregjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Patozi nuk e ka deklaruar ende themelimin e kesaj partie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY