Nard Ndoka “mëshiron” opozitën e re: “Vranë veten, nuk i vrau njeri!”

Nard Ndoka “mëshiron” opozitën e re: “Vranë veten, nuk i vrau njeri!”

54
0
Shares

Ish-deputeti Nard Ndoka permes një postimi ka “mëshiruar” përfaqësuesit e opozitës së re, duke thënë se kanë “vrarë veten politikisht”.

Aleati i Bashës thotë se deputetët opozitarë në parlament do hanë turpin me bukë edhe për disa javë.

Postimi i plotë:

Vranë vetën; nuk i vrau njeri!

Partitë politike, aleate të PD-së, që në historinë e tyre elektorale nuk kanë marrë mbi 10 mijë vota (mandati i një deputeti); nuk kanë të drejtë politike as morale të deklarojnë, se përfaqesojnë opozitën apo partinë e tyre në kuvend.

Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë, por moral mos të na bëjnë!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!

Sot, e djathta është plurale; mozaik vlerash në përfaqesim, idesh, programesh, që në këtë senc plotësohet totalisht spektri politik i qendrës së djathtë.

Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY